Shqipëria heq vizat me shtetin e Guajanës

Shqipëria heq vizat me shtetin e Guajanës

Shqipëria ka hequr zyrtarisht vizat me shtetin e Guajanës.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që i hap rrugë lëvizjes së qytetarëve të vendit tonë të fluturojnë pa nevojën e një vize drejt shtetit Amerikano Jugor.

Qeveria miratoi marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Bashkëpunuese të Guajanës, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, pasaportave të shërbimit dhe pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Guajana kufizohet me Brazilin, Venezuelën, Surinamin dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy