Kryemadhi: Sjellja e Ramës me gazetarët, shenjë e frikës së tij

Kryemadhi: Sjellja e Ramës me gazetarët, shenjë e frikës së tij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se sjellja e Ramës dje me gazetarët tregon frikën e tij dhe “të banditëve me të cilët ndan pushtetin”.

 “Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje, prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrsesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, deklaron Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy