Lirimi i konvikteve, Rama: Debati, fabrikim i atyre që vulosën ngjarjet më të zeza në 30 vite

Lirimi i konvikteve, Rama: Debati, fabrikim i atyre që vulosën ngjarjet më të zeza në 30 vite

Pas debatit që ka nisur në vend me marrjen e vendimit për të strehuar afganët në disa godina të konvikteve në Qytetin Studenti ka reaguar sërish kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në Twitter, ai shkruan se lidhja e strehimit paraprak të afganëve me “gjoja” nxjerrjen e studentëve nga konviktet është një fabrikim për të prodhuar shpifje, të cilat sipas po bëhen nga e njëjta dorë që në 30 vite “ka prodhuar shpifjet më të ulëta në vend”.

Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është Turpi i Shqiptarisë.

Kujtojmë se godinat në Qytet Studenti që do të presin afganët janë ato me numër 11-12, 7-8, 24-25 dhe 14 dhe kanë gati 1200 shtretër. Ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të mbërrijë në vendin tonë grupi i parë i  afganëve.

Shkak është bërë situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ku talebanët kanë bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Sot u mësua se përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hapë dyert për të pritur afganët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy