Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Berlini, ku ai u shpreh se e kalon sa herë të dojë oqeanin.
Kreu i selisë blu në një deklaratë për mediat theksoi se kur i tha Ramës për mesazhin, nuk kishte parasysh vizën, por dosjen e McGonigalit.
Sipas kryedemokratit, Rama ka marrë një mesazh mbi dosjen, gjë që sipas tij s’është mohuar nga kryeministri.
“Mori atë që deshi ai. Por mesazhi im ishte tjetër ai. Kur i thashë a të ka ardhur ndonjë mesazh, nuk kisha parasysh vizën, kisha parasysh Charles McGonigalin. Nuk tha jo, çka do të thotë se një hosten e ka marrë atë. Se ai shkallmim publik i tij nuk ka shkak tjetër. Sigurisht, sa të jetë i padënuar, do të udhëtojë, por unë nëpërmjet Çanit, i kërkova ta pyesë a ke marrë ndonjë mesazh, kisha parasysh rihapjen e dosjes së McGonigalit. Por atë nuk e mohoi. E dinte ai që unë për atë e kisha fjalën. Ai nuk e mohoi”.



