Pas lajmërimit se sot në mbrëmje do të flasë për studentët dhe nevojën e dialogut, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim të pabesueshëm e njëkohësisht të çuditshëm, duke ju drejtuar studentëve me “instastory”.
Rama ka bërë një fytyrë të mërzitur, duke iu drejtuar me një pyetje studentëve që protestojnë pikërisht poshtë zyrës së tij në kryeministri.
Kreu i qeverisë shkruan "Pse po na ikin orët pa folur?"
Qindra studentë po protestojnë prej 9 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Studentët nuk duan dialog me kreun e qeverisë por thjesht miratimin me vendim qeveritar të këtyre kërkesave.




