Covid-19/ Komisioni i Ligjeve miraton zgjatjen e fatkeqësisë natyrore me dy muaj

Covid-19/ Komisioni i Ligjeve miraton zgjatjen e fatkeqësisë natyrore me dy muaj

Komisioni i Ligjeve miratoi të marten zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, deri më 23 qershor.

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore u njoftua dje nga kryeministri Edi Rama, vetëm katër ditë para se të skandonte afati i përcaktuar më herët.

"Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit. Kthimi në normalitet do të jetë  proces jo i shkurtër", tha Rama.

Shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore do të thotë se edhe masat e marra do të vijojnë që të mbeten në fuqi.

Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi më 24 mars dhe të hënën u propozua shtyrja edhe me 2 muaj.

Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy