
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kanë bërë apel për të garantuar respektimin e ligjit për të dhënat personale gjatë periudhës zgjedhore.
Ata kanë njoftuar qytetarët dhe të gjitha palët e angazhuara në zgjedhje se do të monitorohet me rigorozitet aktiviteti zgjedhor për të siguruar që të drejtat e shtetasve të respektohen në çdo hap.
Në këtë kuadër, ata kanë theksuar disa parime për përpunimin e të dhënave personale:
Zbatimi i këtyre parimeve ndihmon në forcimin e integritetit të zgjedhjeve dhe ruajtjen e besimit te proceset demokratike.
Qytetarët dhe subjektet zgjedhore mund të ankohen për shkelje të të dhënave personale pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Formulari i ankesës mund të plotësohet dhe dorëzohet në faqen zyrtare të Komisionerit.
Për më tepër informacion, Zyra e Komisionerit ka publikuar një udhëzues të veçantë për përpunimin e të dhënave personale në fushatën zgjedhore.



