Një ditë pas rrëzimit në Kuvend të rezolutës që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si aktin më të rëndë në 30 vite.
Në një konferencë për mediat, ai deklaroi gjatë së premtes se për çdo shoqëri dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor, moral por edhe ligjor.
Refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga Gjykatat ndërkombëtare, Gjykata e Krimeve të Luftës në ish-jugosllave dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Mbi bazën e vendimit të këtyre gjykatave vendet e lira kanë kaluar në parlament rezoluta që dënojnë gjenocidin në Srebrenicë, si aktin më barbar. Këtë e ka bërë Parlamenti Europian, parlamentet e tjera të Europës, po ashtu edhe parlamenti i Malit të Zi ku dihet që jetojnë një shumicë e konsiderueshme serbësh.
Jo si gjenocid por si masakër në vitin 2019 e ka dënuar edhe vetë parlamenti i Serbisë, Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. Shqipëria jo që nuk dënoi, po shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudomazhorancës së sotme që bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Bosnjë. Në mënyrë absolute unë që po flas para jush, nuk mendoja se kjo rezolutë nuk do të votohej nga mbarë parlamenti.
Sipas tij, pretendimet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës janë të neverishtme dhe se ata mashtruan kur thanë se nuk është votuar kundër rezolutës.
Berisha deklaroi se vota e djeshme ishte vota më e egër që mund të bëhej në Parlament kundër një rezolute, duke e cilësuar si të pavërtetë pretendimin që u shty për më vonë.
Rregullorja e Parlamentit ka përcaktime të qarta, kur një rezolutë hidhet poshtë me votë nuk mund të futet më në një afat të shkurtër kohor. Edi Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu.
Qëndrimi ynë ndaj gjenocidit serb në Srebrenicë është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Qëndrimi i Ramës dhe i Ballës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet kur nuk përfill, ligj, normë dhe standard. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm.
Duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Berisha e paralajmëroi që të mos tentojë që të spostojë vëmendjen.
Do përballesh me revoltë popullore, drejtimi ynë është vetëm një integrimi në BE. Nuk ka faj asnjë vend në Bashkimit Europian, nëse ti sillesh si gangster me gazetarët.
Nuk kanë përgjegjësi vendet e Europës kur ai mban qëndrime si Kim Jong-un ndaj Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij. Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në parlament, të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi, të ndryshojmë kodin penal. Ti s’e bën dot këtë! Se nuk e di ç’ke firmos për të mbushur valixhet. Do ti jap një paralajmërim të fortë, nuk mund të luajë me këtë vend. Vasal i Aleksandër Vuçiçit. Le ta provojë po të dojë.



