
Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Parlamentit, kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se Parlamenti ndodhet sot nën shtetrrethim sikur të ishim Korenë e Veriut, apo Bjellorusi.
Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar. Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi - Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte. Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! - Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese”.



