Sheshi “Adem Jashari” në Tiranë merr një pamje tjetër (VIDEO)

Sheshi “Adem Jashari” në Tiranë merr një pamje tjetër (VIDEO)

Sheshi në respekt të figurës së heroit të luftës së Kosovës, Adem Jashari, është kthyer atë edhe në një hapësirë tjetër të gjelbër dhe vend pushimi për banorët e Tiranës.

Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar disa foto nga pamja që ka marrë ky shesh. 

“Të paparë kolegët, përfunduan në kohë rekord sheshin Adem Jashari te rr. Durrësit! Respekt për heroin, hapësirë për gjithë lagjen”, shkruan Veliaj në rrjetin social "Twitter".

Në harkun e dy javëve Bashkia e Tiranës i ka dhënë qytetit tre hapësira të reja që kanë shtuar mundësitë e qytetarëve për të kaluar kohën e lirë.  

Bëhet fjalë për sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri dhe së fundmi edhe sheshin “Adem Jashari”. 

Natyrisht që sheshi “Adem Jashari” për shkak të pozicionit të tij në hyrje të rrugës së ambasadave është edhe një lloj pasaporte për prezantimin e Tiranës në sytë e të huajve që aktivitetin e tyre e kryejnë në selitë diplomatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy