Berisha: PD mbështet pa kushte protestën, Rama të japë dorëheqjen para orës 19:00

Berisha: PD mbështet pa kushte protestën, Rama të japë dorëheqjen para orës 19:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD mbështet plotësisht protestën qytetare dhe kërkesat e saj, duke theksuar se largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje të lira janë prej kohësh edhe kërkesa të opozitës.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se do të ishte "tradhti e lartë" të mos mbështeteshin të rinjtë që protestojnë, duke shtuar se PD nuk do të ndikohej nga, sipas tij, "thirrjet e opozitës së opozitës apo grupeve të paguara nga George Soros".

 

"Pesë kërkesat e protestuesve janë kërkesa që PD i ka mbrojtur prej vitesh. Kryekërkesa e protestës, largimi i Edi Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, është prej 3-4 vitesh edhe kërkesa jonë kryesore", tha Berisha.

 

Ai theksoi se Partia Demokratike ka zgjedhur të mos e politizojë protestën, duke respektuar karakterin e saj qytetar.

 

"Kjo nuk është protestë e Partisë Demokratike dhe ne nuk kemi bërë as përpjekjen më të vogël për ta ngjyrosur politikisht. Megjithatë, me qindra e mijëra demokratë, përfshirë deputetë dhe drejtues të PD-së, kanë marrë pjesë në të si qytetarë të thjeshtë. Ne do ta mbështesim këtë lëvizje pa ndërhyrë në organizimin e saj", u shpreh kreu i opozitës.

 

Berisha tha gjithashtu se mijëra demokratë kanë qenë të pranishëm çdo natë në protestë, duke theksuar se PD e respekton dhe e mbështet pa kushte këtë lëvizje qytetare.

 

Në fund, ai i drejtoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

 

"Mesazhi im për Edi Ramën është: jep dorëheqjen para orës 19:00, në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të festojnë lirinë e tyre dhe 250-vjetorin e Pavarësisë së aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jep dorëheqjen, mos prit të të heqin", deklaroi Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy