Marrëveshja për emigrantët, Daci: Dekreti italian s’ka forcë për të ndryshuar vendimet e Gjykatës Europiane

Marrëveshja për emigrantët, Daci: Dekreti italian s’ka forcë për të ndryshuar vendimet e Gjykatës Europiane

Politologu Alban Daci, për marrëveshjen me Italinë për emigrantët thotë se tashmë kemi dy qendra të personave që do merren nga ujërat ndërkombëtare nga Italia dhe do dërgohen në Shqipëri.

Duke folur për MCN Live, Daci deklaroi se nuk mund të ketë vende pjesërisht të pasigurta, por vetëm të sigurta.

Sipas tij, është aluduar sikur ka rënë marrëveshja, por marrëveshja nuk ka rënë.

Daci shton se dekreti italian nuk ka forcë për të ndryshuar vendimet e Gjykatës Europiane.

Më 4 tetor Gjykata Europiane u shpreh për konceptin e vendeve të pasigurta. 1.6% e emigrantëve që do zbarkojnë në Itali do sillen në Shqipëri.

Qeveria italiane e ka bërë këtë nismë, duke menduar se dekreti do ketë forcë ligjore dhe nuk do të ketë keqkuptime dhe keqinterpretime nga gjykata italiane.

Gjykata italiane mendoj se do të ketë të njëjtën qasje për emigrantët e ardhura nga vendet e pasigurta sipas Gjykatës Europiane, të cilët nuk mund të mbahen jashtë territorit italian.

Gjykata e Romës i ka dhënë prioritet sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë.

Do vijë një moment kur nëse normat italiane do bien ndesh me ato europiane, do bëhet nul marrëveshja.

Numri i klandestinëve që do vijnë në Shqipëri do jetë shumë i vogël dhe qeveria italiane do jetë e detyruar të anulojë marrëveshjen me Shqipërinë.

Dekreti italian nuk ka forcë për të ndryshuar vendimet e Gjykatës Europiane. Opozita shqiptare duhet të kishte reaguar kundër marrëveshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy