Gazetari Mariglen Kume duke folur për partinë e re “Djathtas 1912” tha në Mcn Live se deputetët nismëtarë të kësaj force politike janë të zhgënjyer nga Basha, por se përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit me këtë të fundit.
"Katër deputetët nismëtarë kanë qenë deputetët që mbështetën z.Bashën, më pas qëndruan në grupin Bardhi, dhe pasi dha vendimin Apeli, ata pritën që këtë hap për krijimin e partisë ta ndërmerrte z.Basha. Të gjithë deputetët që janë aty kanë patur drojën, i gjithë skepticizmi i tyre ky ka qenë, që s’i besonin Bashës. Janë konservatorë, besojnë te ligji. Më bën përshtypje që në radhët e opozitës vetëm dalin parti të reja, por nuk synojnë të kapin elektorat te mazhoranca, por rrotullohen te elektorati opozitar, duket sikur e kanë betejën mes tyre. Janë të zhgënjyer nga Basha, por s’e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit”.
Kume vë në duke se i vetmi potencial që mund të prodhojë vota masive brenda këtij grupimi është Agron Kapllanaj. Megjithatë ai shton se partia e dëmton opozitën, por nuk prodhon diçka e vetme.



