Meta pas protestës së djeshme: Populli s’do të lejojë më kurrë që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim

Meta pas protestës së djeshme: Populli s’do të lejojë më kurrë që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim

Një ditë pas protestës së djeshme të opozitës, ka reaguar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Teksa ka postuar në rrjete sociale pjesë nga fjala e tij para qytetarëve, Meta ka deklaruar se populli nuk do të lejojë më kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim.

 “Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjithë shkeljet e kushtetutës që ka barë”, ndërsa thekson se “populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre”.

Ai do të japë llogari për shkatërrimin e Parlamentit, do të japë llogari edhe për bllokimin e paligjshëm e të qëllimshëm të të gjithë inciativave dhe projektligjeve të opozitës. Edhe për projektligjet që kemi paraqitur prej kaq shumë kohësh në Kuvend, që nga ulja e çmimit të naftës, indeksimi i pagave çdo vit, liberalizimit të prodhimit të energjisë voltaike, sepse këto projektligje u shërbejnë qytetarëve dhe mirëqenies së tyre, ndërsa Rama kërkon t’i varfërojë dhe dëbojë ata dhe ndërkohë të shtojë korrupsionin e tij.
Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës në Kuvend, sepse ai ka tmerr nga të vërtetat e hidhura të korrupsionit të tij, që nuk i mbulon dot më askush.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy