
Teksa analizoi protestën e ditës së sotme para Kryeministrisë, analisti Frrok Çupi deklaroi në MCN Live se të ende sot për Sali Berishën sot është mjerim i madh kombëtar.
Problemi i numrave për mua ka qenë një ‘bizarre’ në çështjen e Berishës. Proklamimi i shifrave ka ardhur nga grupi i Berishës. E ka të domosdoshme të thotë kam numra, por ne nuk i dimë. Ta zëmë se brenda PD-së Berisha ka më shumë numra. Kjo s’thotë gjë. Sot e kësaj dite të flasim akoma për Berishën, është mjerim i madh kombëtar. Kush nga fundërrinat që kanë shkaktuar dhunë në botë është në krye të idesë. Numrat janë një ogur i keq, që me numrat brenda PD-së tentojnë t’i imponohen një kombi që s’ka lidhje me ato numra. Në Shqipëri ku revolucionet s’kanë qenë serioze, s’kanë fituar ata që kanë dalë në rrugë pas 92’, kanë fituar ata që kanë qëndruar në shtëpi. Sepse s’janë shumicë në popull, janë një pakicë”.
Çupi tha se njerëzit kanë frikë nga Berisha pasi e ka njërën dorë në kobure në shekullin e 21.
Ky është një problem, ky është problemi real, por në protestë kjo çështje është më periferikja. S’ke një raport, si mund të zgjidhet çështja e çmimeve. Çfarë propozimi ka. Një nga militantët më zellshëm të PD tha unë largohem nga protesta, sepse më thonë njerëzit çfarë do bëni për ne dhe nuk e dimë çfarë do bëjmë. Ajo është protestë për fatin e Berishës. Këto janë egërsira, atavizma të asaj periudhe. Njerëzit kanë frikë nga Berisha. Ai e ka dorën në kobure. E ka dorën te pushka, jemi në Shekullin e 21. I shikoni liderët në Evropë janë fytyra të buta. Ne kemi një njeri që thotë do shkoj të vrasë para Kryeministrisë. Ky shtet që i jep klimë harbutërisë në bulevard, kemi të bëjmë me një fenomen që duhet ta studiojmë jashtë Berishës. Sepse Berisha është një person që lulëzon brenda këtij lloj plehu”.
Frrok Çupi tha se mazhoranca ende s’ka realizuar akoma stabilitetin e popullit, duke u shprehur se shqiptarët e kanë ëndërr të mos shikojnë më figura që kanë shkaktuar trazira.
Ramën e shikoj si një kryeministër nordik, të ftohtë ndaj kësaj që tha Berisha, do jetë nxehtë shumë. E shikoj edhe si një kryeministër, ose një mazhorancë, që s’ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme që u votua në 2013-ën. Ka ndryshuar publiku, por jo politika. Ka mundësi të futemi në një konflikt mes publikut të kultivuar dhe politikës së pakultivuar. Nëse ka demokraci, në demokraci është ligj, demokracia është hakmarrje ligjore ndaj të keqes. Shqiptarët e kanë ëndërr të mos shikojnë më figura që kanë shkaktuar trazira. Një person që ka bërë luftë në këtë vend, thotë prapë do jem në krye tuaj. Mazhoranca e kishte për detyrë ta lironte këtë rrugë. Është njësoj sikur sot Al Capone të ngrihet nga varri dhe të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Apo sikur Enver Hoxha të vijë të thotë jam këtu. Qeveria garanton qetësi, modernitet. Ti sot jeton me dy parametra, me parametrat e tua që je qytetar i mirë dhe ndërkohë shfaqet kërcënimi, shfaqet rreziku. Kjo është mazhoranca që s’ka realizuar akoma stabilitetin e popullit. Ndoshta pret momentin kur të hapen negociatat dhe mund të ndodhë ndonjë gjë”.
Ndërsa iu kërkua një mendim për ministrat e kabinetit “Rama”, analisti tha:
Kam njohur edhe ministra të diktaturës që kanë studiuar në Francë. Rama dhe gjithë kryeministrat e botës sot po zgjedhin nga ky lloj, sepse kemi arritur në pikën që në demokraci nuk qeverisin filozofët. Erdhëm te demokracia ku vetëm vlerë s’ka. Nuk është një situatë vetëm e qeverisë shqiptare. Nuk mund të presim ministra të mirë në këto rrethana që jemi. S’ka idetë e veta, ka idetë e kryeministrit, s’ka kontributet e veta, shijet e veta dhe një vizion për tjetër gjë. Ministri është aq i mirë sa ç’është qeveria. Ne edhe administratën e kemi keq, s’është fjala vetëm për ministrat”.



