Nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas shpalljës nga kryeministri Rama të platformës për bashkëqeverisje me qytetarët. Në një postim në facebook, Paloka thotë se nga sot vendi nuk ka më nevojë për opozitë.
Po nuk e përmbysëm tha Paloka, Enveri do na duket si yll demokracie.
Reagimi i Palokes
Nga sot nuk ka nevoje me per opozite , madje nuk ka nevoje fare qe shqiptaret te votojne.
Nga sot , sic e shpalli lideri global, do te bashkeqeverisim te gjithe. Vetem lideri do jete atje LART per te kontrolluar qe gjithshka te shkoj mire.
Po nuk e permbysem, enveri do na duket si yll demokracie…




