
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi në një prononcim për mediat se ka nevojë për reflektim dhe analizë në selinë blu, duke shtuar se nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë duke ikur nga partia.
Pavarësisht ku jemi pozicionuar, pavarësisht qëndrimeve tona, është një gjendje që e ka dëmtuar PD-në. Procesi i analizës duhet të jetë serioz, nuk duhet të jetë çështje karrige por përgjegjësie. Cilido që pa kryer një proces analize del në konkluzione tregon që nuk ka të parin interesin e demokratëve”.
I pyetur nëse është gati të japë dorëheqjen si sekretar i përgjithshëm i PD, Bardhi tha se kjo është gjëja më e thjeshtë për të.
Nuk mendoj dhe nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi për situatën në PD. Por askush nuk duhet të mendojë që duke ikur u ikën përgjegjësisë. Është gjëja më e thjeshtë për ne që të themi po i ikim përgjegjësisë, duke ikur. Nuk mund ta trajtosh PD-në si institucion ku qëndron në ditë të mira dhe e braktis në ditë të vështira. Ky nuk është modeli im në politik. Sikundër nuk do të jetë modeli im që s’ka njerëz të pazëvendësueshëm në parti.



