Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 73 vota pro, 1 abstenim, 0 kundër projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.
61 deputetë të pranishëm nuk votuan. Deputeti i PD-së Gëzim Ademaj abstenoi.
Me këto ndryshime ulen në 3 vitet e punës për studentë që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.
Sipas ndryshimeve që u miratuan sot, studentët e mjekësisë mund të lidhin një kontrate që i detyron që të punojnë në Shqipëri për të paktën 3 vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit.
Gjithashtu Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 2 abstenim 0 kundër projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 4 abstenim dhe 0 kundër edhe projektligjin “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”.
Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 2 abstenim dhe 0 kundër edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar”.
Kuvendi rrëzoi me 7 vota pro, 61 abstenim dhe 4 kundër projektvendimin për zgjedhjen e kandidatit Erjon Fejzulla, si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve te shoqërisë civile.
Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 1 abtenim dhe 2 kundër projektvendimin për propozimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së Besnik Dervishit për Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 2 abstenim, 0 kundër projektvendimin për caktimin e Niko Peleshit si anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Lindita Nikolla si anëtare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projektvendimin për caktimin e Niko Peleshit si anëtar zëvendësues në Komisionin për Çështjet Evropiane.



