Kongresi i PS/ Rama paralajmëron zyrtarët: Jo shërbime avokatie për ju që shkelni në dërrasë të kalbur

Kongresi i PS/ Rama paralajmëron zyrtarët: Jo shërbime avokatie për ju që shkelni në dërrasë të kalbur

Në fjalën e mbajtur sot në Kongresin e PS, kryeministri Rama paralajmëroi ministrat dhe zyrtarët e lartë të partisë që drejton, se për ta s'do të ketë "shërbime avokatie" nëse shkelin në dërrasë të kalbur. 

Po ashtu kreu i qeverisë u ndal te amnistia fiskale, duke u shprehur se paratë e punës në të zezë të shqiptarëve nuk duhet të kriminalizohen.

Lidhur me zhvillimet në PD kryeministri tha se kjo forcë politike duhet të kishte shkuar në djall shumë vjet më parë:

Zero keqardhje, ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë vjet më parë, që Shqipëria të kishte një opozitë serioze. Ne s’duhet të biem në kurthin e atij që s’është i motivuar të luftojë. Prandaj forcën tonë duhet ta masim me fuqinë që kemi për të bashkuar qytetarët shqiptarë. Jo për të luftuar në hapësirë të mbyllur me të vdekurit që gjallojnë duke kërkuar sherr e shamata, apo zëdhënësat e tyre në banaqet dhe kolltuqet mediatike. Vendimmarrjet bashkë me njerëzit u japin atyre siguri, dobishmëri, të të qenit pjesë e një familjeje.

Ne s’mund të bëjmë një amnisti për kriminelët dhe trafikantët as për zyrtarët e djeshëm dhe të sotëm, të cilit do nivel, por paratë e krimit dhe korrupsionit s’mund të jenë arsye në asnjë mënyrë, që paratë e punës në të zezë të kriminalizohen. Ashtu sikundër, respekt partnerëve ndërkombëtarë, që kanë të drejtat e tyre, që e kanë parë këtë çështje që lidhet me të keqen, sic e shohin ata të tjerët legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore. Këtë gjë ne do ta bëjmë sepse kjo është gjëja që u intereson shumicës së shqiptarëve”.

Rama u shpreh se përgjegjësia për shkeljet e ligjit është individuale. 

Përgjegjësia është individuale, jo kolektive. Një kryeministër nuk mban përgjegjësi pse një pjesëtar i familjes e humbet pinin dhe del nga rruga e ligjit. Ata mbajnë përgjegjësi se si reagojnë ndaj shkelësit të ligjit. ". 

Teksa u ndal te veprimet e fundit të SPAK, Rama tha:

Më thonë pse po ha vetëm nga ju sharra e SPAK-ut. As nuk e kemi kapur drejtësinë, as nuk kemi dashur ta kapim. Nuk kam bërë shaka kur kam thënë duam më në fund një drejtësi të drejtë për këtë vend, sepse ky vend është i fëmijëve tanë. Nuk bëj shaka kur ju them të gjithëve se kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të marrë avokat, kjo parti s’jep shërbime avokatie për asnjë zyrtar që thirrjet nga organet e drejtësisë. Dëgjoj që thonë ky i gjati s’të mban, të lëshon. Ky i gjati s’i mbron njerëzit e vet. Unë s’lëshoj askënd që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy