Kim takohet me Nanon: Bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për ligjzbatimin mbetet i fortë

Kim takohet me Nanon: Bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për ligjzbatimin mbetet i fortë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të enjte me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shteti, Gledis Nano.

Pas takimit, Kim dhe Nano mbajtën një deklaratë për mediat.

Nano falenderoi SHBA-të për mbështetjen e tyre në Policinë e Shtetit, ndërsa u shpreh se së bashku do t’ia dalin për të pasur më shumë rend dhe siguri në vend.

Ne kemi mbështetje të plotë nga SHBA dhe i sigurova ambasadores se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo është një luftë që nuk bëhet asnjëherë vetëm. Unë jam i bindur që bashkë do t'ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë", tha Nano.

Ndërkohë ambasadorja Kim nga ana tjetër u shpreh se në këtë takimin e zhvilluar në kuadër të marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nga Gledis Nano, shprehu dhe njëherë gatishmërinë për bashkëpunim të SHBA-ve dhe Shqipërisë për ligjzbatim.

"Kisha një takim shumë të mirë këtë mëngjes me z. Nano. Erdha për t'i uruar për pozicionin e ri. Për ne bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë për ligjzbatimin mbetet i fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë me të gjithë ndihmën që është e mundur. Z. Nano dhe unë jemi të dy mbështetës të fortë të prezencës së policisë", tha Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy