Gjuriç përgëzon serbët për zgjedhjet në Kosovë: Treguat vendosmëri që aty gjithçka mbetet serbe

Gjuriç përgëzon serbët për zgjedhjet në Kosovë: Treguat vendosmëri që aty gjithçka mbetet serbe

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriç, tha një ditë pas zgjedhjeve për kryetar komune në katër komunat në veri të Kosovës, të Listës Serb, se ky është rezultati më i mirë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Në një konferencë për media, Gjuriç, u shpreh se ky rezultat tregoi se serbët në Kosovë kanë një lidhje organike me institucionet e Serbisë, dhe se aty gjithçka është e lidhur me shtetit serb.

“Suksesi madhështor që ata kanë në stil, unitet dhe luftë të përbashkët për mbijetesë në Kosovë, tregon përgjegjësinë, gatishmërinë dhe vendosmërinë për të luftuar për  Mitrovicën e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. E gjithë kjo mbetet serbe, sikurse në lidhje institucionale dhe organike me Serbinë” tha Gjuriç.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka akuzuar Prishtinën zyrtare se nuk e kanë lejuar të vizitojë sot Leshakun në veri të Kosovës, ku ‘serbëve duhej t’u dorëzoheshin ndihma’. Gjuriq tha se vizita u paralajmërua në pajtim me marrëveshjen mbi vizitat e zyrtarëve dhe se ky ndalim, sipas tij, nuk ishte rastësi, por ‘rezultat i nervozizmit të Prishtinës’.

Ai tha se të premten Presidenti Aleksander Vuçiç, do të organizoj në Beograd, takim me përfaqesues të Listes Serbe dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve serbe në Kosovë, me të cilët do të diskutojnë hapat e mëtejshëm, njoftoi Drejtori i Zyrës për Kosovë , Marko Gjuriç.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy