Mali i Zi/ Shqiptarët bashkohen për t’u shndërruar në faktor në zgjedhjet e 30 gushtit

Mali i Zi/ Shqiptarët bashkohen për t’u shndërruar në faktor në zgjedhjet e 30 gushtit

Pas një rezultati pozitiv në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi dhe pas një marrëveshje historike në Maqedoninë e Veriut, me sa duket edhe shqiptarët etnikë në Malin e Zi janë në rrugën e duhur për të arritur një tjetër progres.

Mësohet se pjesa më e madhe e forcave politike atje kanë arritur të formojnë një koalicion të quajtur Lista Shqiptare për të garuar se bashku në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Bashkëpunimi i pjesës më të madhe të faktorit shqiptar në Malin e Zi erdhi edhe falë angazhimit të diasporës shqiptare me qendër në SHBA.

Në koalicionin e Listës Shqiptare bëjnë pjesë Forumi Demokratik, Forca Lëvizja Civile për Perspektivë dhe Unioni i Tuzit.

Nik Gjeloshaj një prej liderëve të Listës Shqiptare, që në fund të vitit të kaluar fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Tuzit, u bën thirrje shqiptarëve që të votojnë për partitë kombëtare.

Përmes një shënimi në Facebook, ai thotë se ky është një moment historik pas fitimit të Tuzit.

Genci Nimanbegu, zv.presidenti i partisë Forca, thotë se shqiptarët kanë mundësi unike që pas zgjedhjeve të fund gushtit të bëhen faktor politik në Malin e Zi.

Pavarësisht se dy parti shqiptare kanë formuar koalicion më vete, diaspora shqiptare ka bërë thirrje për të mbështetur vetëm Listën Shqiptare.

Shqiptarët përbëjnë rreth 5% të popullsisë prej 620 mijë banorë. Shumica e tyre jeton kryesisht në Tuz, afër kryeqytetit dhe Ulqin. Në të dy këto qytete, partitë shqiptare drejtojnë pushtetin lokal.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në fund të vitit 2016, partitë shqiptare garuan të ndara duke marrë gati 10 mijë vota, që përbën gjysmën e elektoratit shqiptar në Malin e Zi.

Zgjedhjet e 30 gushtit do të jetë procesi i shtatë zgjedhor që prej shpalljes së pavarësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy