
Rusia dhe Ukraina rinovuan edhe me dy muaj të tjerë marrëveshjen për grurin në Detin e Zi, marrëveshje kjo e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka mirëpritur zgjatjen edhe për dy muaj të tjerë të marrëveshjes për drithin në Detin e Zi.
Rama zgjodhi të uroj presidentin turk për rolin vendimtar në këtë marrëveshje.
E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për Erdogan, për rolin e tij vendimtar.
Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik me drithëra në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën.



