"Parathënie e krizës ekonomike", Basha: Qeveria po çon biznesin e vogël drejt falimentimit

"Parathënie e krizës ekonomike", Basha: Qeveria po çon biznesin e vogël drejt falimentimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të mërkurën është shprehur se qeveria shqiptare po e ccon drejt falimentit biznesin e vogël. Pas takimi me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël kryetari Basha tha se vëmendja tani duhet të jetë tek ajo që ai e quajti pandemi ekonomike.

Biznesi i vogël është në vështirësi të mëdha dhe po shtyhet drejt falimentimit. Kjo rrezikon daljen në rrugë si të papunë të dhjetëra, ndoshta qindra-mijëra të vëtëpunësuarve nga ky sektor. Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët, nuk është tek njerëzit, nuk është tek biznesi, në veçanti tek biznesi i vogël. Por biznesi i vogël përbën motorrin e ekonomisë shqiptare, përbën bazën e ekonomisë shqiptare dhe përfshin numrin më të madh të të vetëpunësuarve në këtë sektor”, tha Basha.

Kryedemokrati, deklaroi se paratë që ka paguar gjatë viteve, taksat që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë më shumë se kurrë t’i marrë mbrapsht ose si lehtësi fiskale, ose si subvencionim, si mbështetje financiare. Gjithashtu, sipas tij, ka nevojë për një paketë të qartë masash që do të ndihmojnë në hapjen graduale, sipas protokollit të sigurisë, por jo hapje thjesht për të mos paguar biznesi.

Sepse në qoftë se biznesi hapet, por konsumatori nuk lejohet të shkojë tek biznesi kuptohet qartë se situata është kaotike, është e pashpresë dhe do të vazhdojë të rëndohet. Përveç kësaj biznesi i vogël në veçanti, sikundër i gjithë biznesi, po vuan masa të tjera arbitrare të ndërmarra kuturu; siç është përshumbull fatura aforfe, fatura aforfe e energjisë, e cila shkon me vlerën e marsit 2019 tek biznese që kanë 6 javë që kanë mbyllur qepenat”, tha ai.

Basha theksoi se në vend që të ndihmohet siç po e ndihmon çdo vend tjetër i rajonit, të mos flasim për Europën, siç po e ndihmon Kosova, siç po e ndihmon Maqedonia e Veriut, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme që janë të shkaktuar nga mungesa totale e mbështetjes nga kjo qeveri.

Ndërkohë, thekson kreu i opozitës,  paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojnë të shkojnë për oligarkët.

Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë kudo përveçse aty ku ka më shumë se nevojë se kurrë shqiptarët sot, tek njerëzit në nevojë, tek biznesi i vogël, tek mbështetja tek ata që po humbin vendet e punës. Situata është dramatike”, tha kryedemokrati.

Ai shtoi se mbështesim totalisht kërkesat e drejta të biznesit të vogël. E njohim dhe e kemi ndjekur gjendjen përpara pandemisë.

Gjatë pandemisë në mënyrë pothuajse të përditshme kam qenë në kontakt jo vetëm me këta zotërinjtë, por edhe me përfaqësues të biznesit të vogël në qytetet kryesore të vendit. Dhe po vazhdojmë ta ndjekim në kushte kur nga njëra anë pretendohet mbështetje me fjalë, por nga ana tjetër biznesi vetë po denoncon se asnjë mbështetje nuk ka”, deklaroi Basha.

Sipas tij, me propagandë, me shfaqe televizive dhe me mashtrime, biznesi jo vetëm nuk po ndihmohet, por po zhytet gjithmonë e më thellë. “Zhytja e bizneist të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike”, u shpreh Basha.

Ai deklaroi se e gjithë vëmendja dhe e gjithë energjia duhet të jetë tek pandemia ekonomike, që po i zë vendin pandemisë COVID 19.  Basha mendon se është pandemia ekonomia 2020, që ka një autor dhe një shkaktar - këtë qeveri dhe këtë kryeministër, që e kanë braktisur biznesin në ditën e vet më të vështirë.

Taksat ua kanë marrë për vite me radhë, taksat ua kanë rritur, faturat ua kanë rritur për vite me radhë. Tani që kanë nevojë për paratë e tyre, nuk po kërkojnë lëmoshë, asnjë nga ato dhjetëra mijëra biznese që nuk kanë parë asnjë qindarkë, megjithëse u është premtuar mbështetje, nuk kërkon lëmoshë, kërkon që të mbështetet nga taksat, sepse qeveria prandaj ekziston”, deklaroi kreu i PD-së.

Ai thekson se taksat që merr qeveria nga qytetarët, t’i përdorë për qytetarët.

Sot, taksat që ka marrë nga biznesi i vogël, taksat që ka marrë nga të gjithë qytetarët, përfundojnë kudo, përveçse tek ata që kanë nevojë. Ose më mirë të themi, përfundojnë tek një grusht njerëzish, tek nje grusht oligarkësh me të cilët, kjo qeveri vazhdon të ndajë favore, tendera korruptivë dhe pasuritë e vendit”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy