Rritja e çmimeve/ Berisha: Shqipëria nuk prodhon energji nga gazi, kaskada e Drinit është plot

Rritja e çmimeve/ Berisha: Shqipëria nuk prodhon energji nga gazi, kaskada e Drinit është plot

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte këtë të mërkurë në qytetin e Gjirokastrës. Berisha shoqërohej nga ish-Presidenti Bujar Nishani, deputeti Tritan Shehu dhe disa ish zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

 Berisha u shpreh se pas 30-vitesh sot në Shqipëri ka një qeveri antishqiptare. Teksa u përqendrua te rritja e çmimit të gazit, Berisha tha se Shqipëria nuk prodhon energji nga gazi, por nga kaskada e Drinit dhe sipas tij ajo ishte plot në muajin gusht.

“Sot demokratët janë thërritur në një mision të madh, në shpëtimin e demokracisë dhe Partisë Demokratike.  Pas 30-vitesh sot kemi një qeveri më antishqiptare, qeveri e rekordeve më të zeza. Sot kemi një qeveri e cila në 8 vite bëri që shqiptarët të jenë më të keq paguarit, një vend që kemi shënuar vetëm rekorde të zeza vetëm për shkak të kësaj qeverie. 

Ai që ka marrë mandatin e tretë është një shpresë-vrasës i pamëshirë i të rinjve shqiptarë.  Sot lajmi që jep Rama është kriza që do të përfshijë Shqipërinë.

Është rritur gazi, por sa energji prodhojmë ne nga gazi? Zero! Është kriza që do të induktojë në çdo familje shqiptare. Ky vend rezervën më çmuar ka kaskadën e Drinit. Ajo ishte plot e përplot edhe në gusht.

Ç’punë ka rritja e naftës në Shqipëri? Lajmi tjetër ishte se korrupsioni e krimi  e mbajnë Shqipërinë larg BE-së”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy