Meta takim kokë më kokë me Kokëdhimën 2 ditë para marrëveshjes së1 prillit (VIDEO)

Meta takim kokë më kokë me Kokëdhimën 2 ditë para marrëveshjes së1 prillit (VIDEO)

Me afrimin e zgjedhjeve kanë nisur edhe takimet e para.

Kryetari i LSI­-së dhe njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me themeluesin dhe drejtuesin e Lëvizjes ZGJIDHJA, ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima.

Gjatë takimit që zgjati 45 minuta u diskutua për situatën politike, për tejkakimin e krizës politike në vend dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve pas situatës së krijuar nga protesta opozitës që ka nisur prej 18 shkurtit dhe nga bllokimi i parlamentit, thuhet ne njoftimin per media.

Temë diskutimi ishte edhe ngecja e reformës zgjedhore, ndërsa partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

LSI-­ja e drejtuar nga Ilir Meta është regjistuar në KQZ për zgjedhjet parlamentare, por ka deklaruar zyrtarisht se është e pamendueshme që në vitin 2017 të ketë zgjedhje pa opozitën.

Ndërsa kreu i lëvizjes ZGJIDHJA, Kokëdhima, ka deklaruar se pa opozitën nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë, duke i bërë thirrje shumicës së majtë ku ai bënte pjesë pak kohë më parë por dhe opozitës së djathtë që të ulen në bisedime dhe të zgjidhin krizën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy