Avokati Gentian Rumano në një lidhje skype me ‘MCN Live” komentoi çështjen Gërdeci ku në seancën e sotme në GJKKO, ish-ministri Fatmir Mediu nuk ka dhënë pëlqimin për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë apo gjykatës.
Ai u shpreh se është e drejtë ligjore e vetë palës në proces që të mos japë deklarime apo të mos bëjë dëshmi para gjykatës, ndërsa theksoi se vepra për të cilën po gjykohet Mediu është e parashkruar.
Është e drejtë ligjore e vetë palës në proces që të mos japë deklarime apo të mos bëjë dëshmi para gjykatës, pasi në cilësinë e të pandehurit mund të bëjë deklarime në çdo kohë gjatë procesit hetimor. Kjo nuk është risi, por e papashkruar nga ligji.
Është një vullnet që bën vetë pala. E kam konsideruar një lajthitje nga ana e gjykatës apelit sepse nuk e di se si e morën vendimin gjyqtarët e apelit por kur ajo flet të gjithë duhet të heshtin dhe të ndjekin rrugën ligjore.
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë ka qenë i drejtë, dhe e njëjta gjë nuk konstatohet nga apeli por ne jemi mësuar me të tilla vendime të cilët gjejnë shtegun më të shkurtër dhe të vështirë që nuk janë të mbështetura në kodin penal. Në perceptimin e avokatëve shkelin të drejtën e palëve në proces.



