
Përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashme dhe Politikën e Sigurisë/zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, mbledh sot në një takim jozyrtar në Bruksel kryeministrat e vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor.
Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do t’u ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.
"BE është e angazhuar të forcojë angazhimin e BE-së me rajonin dhe të sigurojë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të bërë të pakthyeshëm përparimin e tyre drejt Bashkimit Europian", thuhet në një deklaratë të 3 ditëve më parë.



