“Basha ende mendon se do vijë në pushtet”, Topi: Është në ëndrrat e dimrit, po të ishte ëndërr e një nate vere do ishte zgjuar

“Basha ende mendon se do vijë në pushtet”, Topi: Është në ëndrrat e dimrit, po të ishte ëndërr e një nate vere do ishte zgjuar

Ish-presidenti Bamir Topi ishte mbrëmjen e sotme i ftuari i radhës në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Gjatë intervistës ai u pyet lidhur me humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit dhe sipas tij gjatë një takimi me Lulzim Bashën e ka parë atë të shprehej i sigurt që do të vinte në pushtet. Lidhur me “ëndrrat” e Bashës se ende mund të vijë në pushtet, ai tha se mund të jetë në ëndrrat e dimrit sepse “po të ishte ëndërr e një natë vere do ishte zgjuar shpejt”.

“Gjithçka ishte e pritshme. Këtë debat e kam realizuar me shumë njerëz sepse ngatërrohej pakënaqësia nga keqqeverisja dhe për pasojë opozita do vinte në pushtet. Ata që argumentonin fitoren e opozitës llogarisnin qeverisjen e tetë viteve. Unë kam qenë shumë kritik në mënyrë të argumentuar ndaj Ramës, por ajo që ndodhi me opozitën ishte një iluzion i humbur tashmë, mendonin se pas tetë vitesh do të vinin ata në pushtet. Ia kam thënë në një takim Bashës që sintetizohej me momentet e keqqeverisjes. Ai ishte i sigurt që do të vinte në pushtet, ndoshta është në ëndrrat e dimrit që vazhdon ta mendojë fitoren sepse po të ishte ëndërr e një natë vere do ishte zgjuar shpejt. Njeriu në jetë vuan për shkak të mungesës së parashikimit. Unë e kam parë opozitën si humbëse, nuk kam folur sepse nuk kam dashur të interferoj në proces sepse do thoshin foli në favor të X-it”, tha Topi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy