Mustafa Nano për MCNTV: Ideja bizarre e shtetit bektashi nuk më bind

Mustafa Nano për MCNTV: Ideja bizarre e shtetit bektashi nuk më bind

Analistin Mustafa Nano nuk e bind ideja e krijimit të një “shteti Bektashi” në Shqipëri, duke e konsideruar si një nismë bizarre, të paelaboruar mirë dhe që mund të sjellë konfuzion. 

Në një intervistë për MCN, Nano theksoi se një strukturë e tillë krijon idenë e rreme se Shqipëria është jo një shoqëri multifetare, por një lëmsh identitetesh fetare të ndara dhe në konflikt, ndërkohë që për dekada është punuar jo pa sukses për unfikimin e kombit.

Ai vuri në dyshim krahasimin me Vatikanin dhe shprehu skepticizëm për realizueshmërinë dhe përfitimet afatgjata të kësaj ideje, duke paralajmëruar se efekti i saj mund të jetë jetëshkurtër dhe potencialisht përçarës.

Krijimi i një "shteti Bektashi" është një ide bizarre, dhe ende e paelaboruar nga ai që e hodhi në publik, kryeministri. Ai është përpjekur ta shesë si një ide të veçantë dhe interesante, por jo ta shpjegojë atë. Ngaqë me sa duket, nuk ka shumë për të shpjeguar. Nga ana tjetër, kam frikë se nisma përcjell idenë e një Shqipërie të çuditshme, më të çuditshme sesa ëhstë në të vërtetë, përcjell idenë se në Shqipëri ëhstë një lëmsh fetar, e jo një shoqëri normale multi fetare. Më saktë, i thekson identitetet fetare, krijon një si karshillëk ndërfetare, dhe kjo më duket në kuundërshtim me një traditë tonën shtetërore e kulturore e akademike që i ka minimizuar dhe i ka relativizuar këto identitete.

Sa për krahasimin me Vatikanin, në pamje të parë ky krahasim bën kuptim. Vatiani ëhstë një shtet brenda shtetit, e në të njëjtën mënyrë shteti bektashi do të jetë një shtet brenda shtetit, që do të tërheqë vizitorë ndërkombëtarë, ndoshta edhe gazetarë, por vetëm në muajt e parë. Më tej, sharmi i shtetit të ri do të bjerë. Sepse Bektashizmi nuk ka peshën dhe historinë e katolicizmit. Vatiani ka resurse të mëdha në planin kulturor, intelektual, diplomatik e financiar. Diplomacia e Vatikanit ëhstë njëra nga diplomacitë më efektive e të sofistikuara që ekzistojën në botën e sotme. Është një ushtri e tërë diplomatësh të Vatikanit që funksionon në botë. Këto janë gjëra që “Vatikani i baba Mondit” nuk mund t’i ketë.

Pastaj, Vatikani nuk i ka bërë dëm shtetit e kombit italian, përkundrazi, mund t’u ketë shërbyer si mjet PR-i. Të gjitha autoritetet e Vatikanit flaisn italisht, veprojnë në Itali, dhe çdo aktvitet i organizuar nga Vatikani është vetvetiu edhe italian. E përsëris, ideja nuk më bind.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy