Veliaj nga GJKKO: Gjykata vendosi që Berisha do shoqërohet me detyrim në seancë

Veliaj nga GJKKO: Gjykata vendosi që Berisha do shoqërohet me detyrim në seancë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit sot në GJKKO ku u mbajt seanca e parë lidhur me padinë e tij kundër ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Veliajt gjykata vendosi që më 19 maj Berisha do të shoqërohet forcërisht nga policia që të japë dëshminë e tij për akuzat.

"Sot gjykata vendosi që në 19 maj Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Do të rikthehem sërish në 19 maj dhe policisë do t’i shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën si të gjithë qytetarët e tjerë që duhet të shkojë në gjykatë dhe duhet të provojë akuzat. Por një frikacak dhe një burracak të tillë Shqipëria s’e ka parë kurrë.

Policia sipas vendimit të gjyqtarit duhet të bëjë detyrën dhe ta sjellë forcërisht Berishën që të përballet me akuza dhe shpifje që janë të padenja, jo për një plak 80-vjecar, por për këdo që jeton dhe angazhohet publikisht, dhe që e ka përdorur prezencën e vet publike si qysqi për të shkatërruar normat dhe vlerat në këtë shoqëri. Unë erdha, ai s’erdhi, kështu që historia e sfidave për debat duhet të vijë në një sallë gjyqi. "

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy