Topuzi: Rama po luan blofin. Do të jetë në listat e kandidatëve

Topuzi: Rama po luan blofin. Do të jetë në listat e kandidatëve

Partitë politike dhe tri koalicionet e regjistruara për zgjedhjet e 11 majit kanë afat deri në mesnatën e kësaj të mërkure, për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Po në të dy kampet e politikës ka pasur tërheqje nga gara dhe pakënaqësi për lidershipin e partisë.

Gazetari Kujtim Topuzi thotë se deklarata e kryeministrit për mundësinë e moskandidimit për deputet është thjesht një shashkë e momentit. Në studion e MCN Informacion, Topuzi tha se marrëveshja mes PD dhe PS pak vite më parë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor nuk ishte e drejtë.

Një maxhorancë e votuar 4 vite vjen në këto zgjedhje me të paktën gjysmën e mandateve të reja. Duhej të ishte opozita që vjen kështu dhe jo maxhoranca. Ka një specifikë në mënyrën si merren votat në Shqipëri. Është puna në terren.

Mendoj që Rama do të jetë kandidat. Ky është një blof për të justifikuar faktin që të gjithë kolegët e tij prej vitesh do t’i nxjerrë në garë të hapur me njëri-tjetrin. Të gjithë senatorët do të ndeshen në lista për 28 vende.

Prandaj ndryshimi i kodit, që PS dhe PD bashkuan votat, nuk ishte i drejtë. Teorikisht nëse forcat e reja do të ishin të forta në çdo qark mund të mos kishim asnjë. Praktikisht listat janë të mbyllura.

Rama hodhi një shashkë. Nuk ka logjikë që kryetari i një maxhorance të mos jetë në Parlament si ligjvënës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy