Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Kryeqytet. Rinumërimi do të kryhet si për partitë politike edhe për votat preferenciale. Po ashtu rinumërim do të ketë edhe në Dibër për kandidatët preferencialë.



