
Në Kongresin Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve për mandatin e katërt socialist duke thënë se nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën, por ta përdorin për Shqipërinë 2030.
Ai bëri thirrje që të refuzohet opozita, ndërsa kryedemokratin Sali e Berisha e quajti “buf kënete të stërplakur”.
Vota për të tjerët është votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë tjerët premtojnë çdo gjë sepse nuk kanë asgjë në dorë.
Refuzoni kënetën opozitare dhe bufin e saj të stërplakur e ti thonë sikterr të gjitha bretkosave politike. Bashkojuni trenit të Partisë Socialiste.
Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet të mbajë mend se afati i fundit është data 4 mars.
Regjistrohuni për të votuar më 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim se vota e çuar tek cilido tjetër është gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozite bretkosash që ka në krye një buf kënete.
Vota e sjellë tek ne është një gur i vendosur në muret e reja të shtetit modern europian shqiptar që po shtrihen e forcohen vit pas viti për t’iu bashkuar për pak vite kalasë së Bashkimit Europian.



