Murrizi: Lista e mbyllur e PD, jo të gjithë besnikë të Berishës. Në PS fituesit s’do marrin mandatin 

Murrizi: Lista e mbyllur e PD, jo të gjithë besnikë të Berishës. Në PS fituesit s’do marrin mandatin 

Kandidati për deputet i PD në listë të hapur Myslim Murrizi tha në Mcn Live se jo e gjithë lista e mbyllur është me besnikë të Berishës, pasi ky i fundit bërë një gërshetim në lista, të atyre që s’lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin.

Sipas Murrizit disa prej deputetëve të PS që do dalin fitues nuk do të mundin ta marrin mandatin. 

Berisha ka bërë një gërshetim të atyre që nga 9 shtatori s’lanë gjë pa thënë për njëri-tjetrin. Ka ruajtur disa raporte. Çfarë s’i kanë thënë njëri-tjetrin. Nëse e mendoni që të gjithë ata brenda listës së mbyllur janë besnikë të Berishës, po na fyen injorancën, jo më inteligjencën. Jam kundër koalicionet me LSI-në, se është parti e ekstremit të majtë, por dalja në listë të hapur është një dinjitet politik mesatar për staturën e Metës. Unë kam bindjen që asnjë votë e LSI s’vjen te PD, sepse mitra nga kanë lindur është Parti e Punës. Lista e hapur e PD s’ka asnjë nën hetim nga SPAK. Edhe ata që mund të fitojnë në PS, s’do ta marrin mandatin. Do dënohen ose do arrestohen”.

I pyetur mbi Lulzim Bashën, Murrizi tha: “Strategjinë e ka Rama që kërkon ta bëjë faktor. Rama po kërkon të bëjë të madh, atë që e bëri Berisha të madh nga 2013-2023”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy