Rama premton faturën paraprake të dëmeve nga tërmeti brenda janarit

Rama premton faturën paraprake të dëmeve nga tërmeti brenda janarit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe në fjalën e tij vlerësoi mbështetjen e madhe dhe të menjëhershme të diasporës pas tragjedisë së 26 nëntorit dhe rolin e saj të rëndësishëm në ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Ai premtoi se brenda muajit janar do të ketë një faturë paraprake financiare të dëmeve nga tërmeti dhe se se të gjitha fondet e grumbulluara nga diaspora  me transparencë të plotë do të shkojnë aty ku janë paracaktuar.

“Urojmë që brenda janarit të kemi një faturë paraprake  financiare të dëmeve të tërmetit, së paku gjer në momentin e dhënë pasi faturimi është një procesi që vazhdon. Pas kësaj do të fillojë edhe pjesë e vështirë e rindërtimit.

Ne duam që të dalim më të fortë nga kjo situatë dhe falë procesit të rindërtimit të krijojmë një cilësi të re në marrëdhëniet me njerëzit por edhe në marrëdhënie të njerëzve me vendin.

Qysh në sekondën e parë ne patëm konfortin e një mbështetje masive të diasporës, e cila në 30 vitet e transformimit të Shqipërisë ka qenë investitori më i madh në Shqipëri. Askush nuk ka investuar në Shqipëri sesa diaspora shqiptare.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy