
Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën nga Kavaja, për fushatën e saj elektorale.
Rama deklaroi se ata po bëjnë infektim masiv me grumbullimet e qytetarëve.
Për kreun e qeverisë, nëse opozitarët vijnë në pushtet, gjërat do të shkojnë më keq.
“Mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin. Uroj që të mos i kapë Covidi. Rrinë tapë në 30 vjet. Luftojmë komunizmin thonë, sesi luftohet komunizmi, duke përqafuar me Covidin, vetëm këta e dinë. Franca do mbyllet prapë, janë lemerisur vendet më të zhvilluara nga koronavirusi. Përpara karrigeve, është shëndeti i të gjithëve. Ne kemi nisur vaksinimin masiv. Ata që duan të vijnë në pushtet, bëjnë infektim masiv. Ata kanë treguar se me ta ka gjithmonë më keq. Kanë tetë vjet që vetëm helmojnë e shkatërrojnë. Këta janë me fatkeqësinë, s’janë me shqiptarët. Fantazma e Saliut ka ngelur këtu, vazhdojnë akoma votojnë fantazmë.”
Rama u ndal edhe tek deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasilit, të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e vaksinimit të personave mbi 60-vjeç me vaksinën kineze.
Sipas Ramës, Berisha dhe Vasili janë dy mjekë që "po helmojnë për llogari të virusit", ndërsa shtoi se "kur dëgjon këta, është për ta kërkuar Dash Shehin për ta puthur në buzë".
"Lemerisur vendet më të zhvilluara, ne jemi detyruar të respektojmë këtë moment shumë të rëndësishëm të demokracisë dhe do e bëjmë deri në fund, duke komunikuar, por para PS e politikës, e votave e karrigeve, është shëndeti i të gjithëve. Nuk mund të trajtojmë njerëzit më besnikë, se ata që i fishkëllejnë e i thonë hajde se erdhi dhëndri, ata janë më besnikët, ata s'pyesin fare, po nuk i mbrojti udhëheqësi. është e pa imagjinueshme që tani që ne kemi hyrë në fazën e vaksinimit masiv,jemi vendi i dytë në të gjithë Ballkanin, ata që duan të vijnë në pushtet, bëjnë infektim masiv. Si mund të tolerohet kjo. Disa mund të thonë ça flet kot, shko kapi, po ça të kapim? Nuk mund të shkojë policia t'i shpërndajë se ata e kanë treguar se me ta ka gjithmonë më keq. Duke u lutur që Zoti 'i mbrojë ata që udhëheqësi i çon për skrap, le të durojmë seri më 25 prill dhe të shpresojmë që Shqiptarët t'i japin një mësim të madh këtyre që kanë 8 vite që vetëm helmojnë, bllokojnë e shkatërrojnë e nuk kanë dhënë një kontribut të vetëm, mirë në kohë normale, por as kontributin e heshtjes në kohë tragjedish. Bie tërmet, këta bëhen me tërmetin, bie flama në të gjithë botën, këta bëhen me virusin. Unë nuk e dija që ishte dhe Peço këtu, se mirë Sali, se Sali ka ngel në vend të dy gishtave atje, si fantazëm, votojnë fatnazmën. Po Peço Vasilin çe donin? Këta janë dy doktorë që, që kur ka ardhur virusi, janë njësoj si virusi, helmojnë çdo ditë për llogari të virusit. Dhe kur më në fund gjyshërit dhe gjyshet po gëzojnë, të privuar nga dielli e nga ajri sepse dalin me kujdes, dhe tamam kur i vjen shpëtimi, këta sharlatanë dalin e thonë vaksina kineze i vdes ata që janë mbi 60 vjeç, e ku di unë ça fantazish e mendjesh të sëmura. Të keqen e Dash Shehit, kur dëgjon këta është për të kërku Dash Shehin për ta puth në buzë, këta janë që në kushte normal janë për të qeshur, por në këto kushte janë për të vajtuar, për të na prishur punë, për të na bllokuar, për të na goditur e rrëzuar, janë të lumtur të shikojnë shqiptarë që vdesin fizikisht nga COVID", tha Rama.



