Xhaçka nga konferenca e OSBE-së: Të drejtat e grave, pjesë e prioriteteve të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Xhaçka nga konferenca e OSBE-së: Të drejtat e grave, pjesë e prioriteteve të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë sot në konferencën e nivelit të lartë me temë “E ardhmja e grave, paqes dhe sigurisë në Shqipëri”, organizuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Ministrja Xhaçka theksoi se, Shqipëria ka përparuar shumë në rritjen e përfshirjes së rolit të gruas në fusha të ndryshme, teksa prezantoi edhe disa statistika lidhur me këtë çështje.

“Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të jetë pjesë e dosjes së prioriteteve të Shqipërisë gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit. Pasja e një prioriteti të tillë, puna që do të na duhet të bëjmë, aleancat, bashkëpunimet e sinergjitë që do të krijojmë, vëmendja që do të bjerë mbi ne, por edhe vëmendja që do të kenë shqiptarët për punën e vendit të tyre në Këshillin e Sigurimit, do të jenë të gjitha arsye më shumë për të avancuar akoma më shumë në konsolidimin e të drejtave të grave dhe të vendit të tyre të natyrshëm, të merituar në vendimmarrje, qeverisje, në çdo fushë e çdo disiplinë të jetës së një vendi”, tha Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Në 1 janari 2022 Shqipëria merr mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e KS në OKB ku “Gratë, paqja dhe siguria” është kryesori ndër gjashtë prioritetet e këtij mandati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy