Sekretarja demokrate për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma, akuzoi kryeministrin Rama se ka shkelur kodin doganor me qarkullimin e pikturave të tij jashtë vendit.
Duma publikoi tabelat me deklarimet për pikturat që kanë kaluar kufinjtë e vendit, ku nuk përfshihen pikturat e kryeministrit Rama, i cili ka realizuar disa ekspozita jashtë vendit gjatë muajve të fundit.
Duma tha se Rama e ka kthyer postin kryeministror në një agjensi private ekspozitash me turizmin e tij piktoresk nga Gjermania në Kinë nga Italia në Stamboll.



