Teksa kanë mbetur dhe votat e 9 QV-ve për t’u numëruar në Shkodër, Benet Beci ka shpallur fitoren përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave të përditësuar nga KQZ, deri në këto momente Benet Beci, kandidati “Bashkë Fitojmë” ka marrë 33180 vota, ndërsa Bardh Spahia, kryebashkiaku aktual i Shkodrës ka marrë 21875 vota.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka marrë deri në këto momente 30811 vota, ndërsa Igli Cara, kandidat i “Bashkë Fitojmë” 24297 vota. Sipas të dhënave të KQZ, kanë mbetur ende votat e 123 QV-ve për t’u numëruar.
36 591 vota është diferenca mes kryebashkiakut Veliaj dhe kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçit në Tiranë. Sipas të dhënave të përditësuara deri në këto momente janë numëruar votat e 613 QV-ve nga 941 që janë në total.
Erion Veliaj ka marrë 101686 vota, ndërsa Belind Këlliçi 65095 vota. Arlind Qori, kandidat i “Lëvizja Bashkë” ka marrë 8863 vota, 841 vota më shumë se Roland Bejko (PD).
Për Lajla Pernaskën deri më tani janë regjistruar 1402 vota, ndërsa Marko Dajti, kandidat i “Frontit të Majtë” ka marrë 1761 vota.



