Neza: Dënimi i Salianjit tërësisht politik dhe në shkelje të procedurave (VIDEO)

Neza: Dënimi i Salianjit tërësisht politik dhe në shkelje të procedurave (VIDEO)

Analisti Sami Neza duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Live e konsideroi një vendim tërësisht politik dhe në shkelje të procedurave dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Ky vendimi nga fillimi deri në fund është tërësisht politik. Është vendim në shkelje të procedurave.  S’është vendim kundër shpifjes, por për akuzë të rreme, çka do të thotë që nëse do ishte për shpifje, është e përcaktuar që dënohet me gjobë. Ai s’ka asnjë kallëzim të kryer përmes procedurave. S’është kryer kallëzim, sepse duhet të kishin shkuar në Prokurori dhe të kishin denoncuar. Materiali që akuzohet Salianji është publikuar më herët nga një media, dhe është kryer nga një grup gazetarësh investigativ. Së treti, në këtë proces denoncimi kanë qenë të përfshirë tre persona, Salianji, Bardhi dhe Alibeaj. Pse çështja veçohet te Salianji?

Neza tha ndër të tjera se organi i akuzës duhet të hetojë deputetin socialist Fatmir Xhafaj.

Është krejt normale të kërkohet hetim për Fatmir Xhafajt, sepse ky është standardi i ligjit kundër krimit të organizuar. Xhafaj duhet të hetohet edhe për një gjë tjetër. Ka qenë ministër drejtësie në vitin 2004. Geroni është dënuar në Itali në vitin 2002, marrëveshja është nënshkruar në vitin 2004. Një marrëveshje ekstradimi e keqe. Në 2017-ën te Kodi i Procedurës Penale bëhet një ndryshim dhe kishte të bënte pikërisht me ekstradimet dhe thoshte që një qytetar shqiptar që ka kryer një krim dhe është dënuar në një vend tjetër, s’mund të ekstradohet nëse s’ka qenë i pranishëm kur është marrë vendimi ndaj tij në gjykatën e vendit përkatës. Kam plotësisht të drejtën të dyshoj që e ka bërë Xhafaj për të favorizuar vëllain”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy