“Kërcënon” ambasada: Rusia do të reagojë nëse Bosnja bashkohet me NATO-n

“Kërcënon” ambasada: Rusia do të reagojë nëse Bosnja bashkohet me NATO-n

Rusisë, do ti “duhet të reagojë" nëse Bosnja dhe Hercegovina bashkohet me NATO, ka bërë të ditur sot shteti rus, përmes ambasadës së  saj në Sarajevë, njofton euronews.

Ambasada ruse, e quajti “akt armiqësor” një afrim të mundshëm të Bosnjes me NATO-n, përmes një shkrimi të tij të sotëm. Përmes këtij artikulli, ambasada shkoj aq larg, teksa shtroi pyetjen nëse “NATO është një spital mendor i krijuar për të hequr pacientët e saj nga frika dhe fobitë ekzistuese?"

Fill pas kësaj, zyrtarët boshnjakë denoncuan kërcënimin në fjalë, për të cilin Zeljko Komsic, anëtari kroat në presidencën trepalëshe të Bosnjës, e quajti një kërcënim jo vetëm kundër Bosnjës por edhe ndaj aleatëve të saj perëndimorë.

"Shihet qartë se kjo është padyshim një lojë gjeopolitike të cilën Rusia po e luan për të ndaluar zgjerimin e NATO-s në Evropë", tha Komsiç.

Partia kryesore boshnjake e Veprimit Demokratik tha se deklarata ruse përfaqëson "një ndërhyrje tjetër të papërshtatshme" nga Moska në punët e brendshme të Bosnjës.

Deklarata ruse vazhdoi duke thënë se asnjë zgjerim i NATO-s nuk i ka përmirësuar marrëdhëniet midis Rusisë dhe anëtarëve të rinj dhe se "vetë zgjerimi dobëson sigurinë dhe stabilitetin rajonal".

Bosnja është pjesë e Planit të Veprimit të Anëtarësimit të NATO-s, një program këshillimi dhe ndihme i krijuar për vendet që dëshirojnë të bashkohen në aleancën ushtarake, e cila aktualisht është e përbërë nga 30 vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Bosnja, Kosova dhe Serbia, një aleat rus, mbeten të vetmet kombe të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të NATO-s.

Serbët e Bosnjës, të cilët kontrollojnë rreth gjysmën e Bosnjës pas një marrëveshje paqësore të sponsorizuar nga SH.B.A. që i dha fund një lufte të përgjakshme në vitet 1990, janë aleatë e ngushtë me Rusinë dhe qëndrojnë ashpër kundër anëtarësimit në NATO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy