
Në një kohë që debatet në PD janë në kulmin e tyre dhe ku Berisha pretendon se ka fituar dhe ka bekimin e gjykatës për të marrë partinë, Kim zhvillon takim me Alibeajn dhe thotë se duhet të shohim para dhe jo pas.
Lidhur me këtë ish-deputeti Ralf Gjoni në MCN Live deklaroi se asnjë ambasador nuk ka të drejtë juridike të njohë apo mos njohë një entitet politik të regjistruar në gjykatë. Sipas tij e gjithë kjo ka një zero vlerë juridike ndërsa sqaroi se partitë politike të një vendi nuk bashkëpunojnë me shtetet, por homologët.
Asnjë ambasador nuk ka të drejtë juridike të njohë apo mos njohë një entitet politik të regjistruar në gjykatë. Çfarëdo të thotë një ambasador nuk ka asnjë vlerë juridike, zero në Shqipëri. Partitë politike të një vendi nuk bashkëpunojnë me shtetet, por homologët. Vlerën ja japin mediat çdo deklarate të një ambasadori. Nëse media se transmeton deklaratën efekti do të jetë zero. Mediat nuk kanë kohë të merren me deklarata ambasadoresh, prandaj takimi Alibeaj-Kim nuk ka asnjë vlerë juridike. Ambasadorët nuk duhet të përfshihen në çështje të brendshme të partive.
Nëse PD nuk hap partinë për njerëz të rinj nuk vjen dot në pushtet as me Berishën dhe as me Bashën. PD nuk ka problem me SHBA, departamenti shtetit mund të shpallë non grata individë të ndryshëm, por jo partitë. PD është në një rrëmujë të paparë. Problemin sot PD e ka me veten e vet me elektoratin e saj. Ka një vendim gjykate është njohur. Për mua është shumë gabim që ambasadorë të caktuar futen në lojëra të partive politike.



