Analisti Aleksandër Çipa duke folur në MCN Live mbi fitoren e Fredi Belerit në Himarë, tha se ekzistojnë premisa për rikthim në axhendën e përplasjes dhe atakimit politik mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Çipa shtoi se përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të shpjegojnë se fitorja elektorale këtij individi iu dha jo si verdikt i identifikimit etnik, por si verdikt i konkurrencës partake në Himarë.
Sipas analistit kjo gjë do të heqë ngarkesat ento-nacionaliste.
Ngërçi juridik mbetet në fuqi, ose rishfaqet në Himarë për çështjen e kryebashkiakut pas procesit. Por në verdiktin analitik, mendoj që do të duhej që me inteligjencë institucionet shqiptare ta evitonin diçka të tillë, sepse kjo mund të shndërrohet në një rast të përsëritur, që rikthen politizimin e çështjes së përfaqësimit etnik dhe të marrëdhënies ndër-etnike në raport me zgjedhjet në Himarë.
Kjo gjë ka qene e përsëritur në rastin e ish-kryebashkiakut Bollano në vitet 2000, dhe ekzistojnë të gjitha premisat për ty rikthyer në axhendën e përplasjes dhe atakimit politik dhe diplomatik midis dy shteteve. Në emër të detyrimit kombëtarist, përfaqësuesit e lartë politik të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ duhet të dalin në një shpjegim vote opinionit publik shqiptar, duke thënë se ky koalicion ia dha këtë fitore elektorale këtij individi politik që është përfaqësues i PBDNJ, jo si një verdikt të identifikimit etnik, por si verdikt i konkurrencës politike dhe partiake në skenën elektorale të Himarë. Kjo duhet bërë për të hequr ngarkesat ento-nacionaliste”.



