
Dosja hetimore në ngarkim të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja sjell një tjetër provë sesi krimi i organizuar është përdorur nga socialistët në zgjedhje, thotë gazetarja investigative Klodiana Lala.
E ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN tv, Lala, zbuloi disa elemente të krimit që kanë ndikuar në ngritjen e kandidatit për deputet Çyrbja në listën elektorale për zgjedhjet në Durrës.
Nga ajo që kam arritur të zbuloj nga dosja Çurbja, por disa burimeve te besuar kam arritur të kem akses dhe të shikoj disa nga mesazhet që përbëjnë interes publik për sa kohë flitet për krimin zgjedhor.
Kam zbuluar se Edmond Koco, i njohur me nofkën Mond Çekiki, pak muaj para se të vritet, ka ndikuar te zyrtarë të lartë socialist për vendosjen e emrit të Ergys Çyrbjas, nga i 7 ti në listë në të 5tin, për kandidat për deputet dhe kam lexuar disa mesazhe kur i thotë ‘i kontaktova i përfundova në tënden, por ne e kemi mbyllur dhe me dha personi fjalën siç duhet në listë’. Cyrbja i ka thënë ‘faleminderit vlla, isha keq, me ngrite moralin’.
Më pas Altin Hajri, një i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare, i referohet mes të tjerash, përmend se ‘duhet punuar me kujdes se mos të mendoj Gjushi mos po përçahemi’, dihet se kush është Gjushi në Durrës ku Vangjush Daku në dosjen 339, kur ndërhynte për kandidatët,
Në këtë dosje duhet zbuluar kush janë zyrtarët e larët socialist që u ndikuan të fusin Çyrbjen në listë, se aty thotë unë e mbylla punën tënde, se ai u fut i pesti në listë.



