
Kryedemokrati Sali Berisha në vijim të denoncimeve për ato që i cilëson abuzime gjatë zgjedhjeve të 14 Majit, tha se në Elbasan ka ndodhur batërdi elektorale. Sipas tij, atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve. “Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumente të një rëndësie jetike, për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara.” Duke ndarë video, ai tha se përmes tyre faktohet në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektorale të hapur të operatorëve socialistë, kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore dhe kushtetuese të vendit dhe ndërkombëtare. “Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumenta të një rëndësie jetike, për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara.” Berisha tha se Elbasani, rrethi i dytë më i madh pas Tiranës, është farsa më e shëmtuar elektorale, pavarësisht nga votimi dixhital që u vendos aty me qëllimin më të mirë për të shënuar një hap cilësor. “Por Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë elektoralë nuk i ndalon asgjë, asnjë akt, asnjë shkelje ligji, asnjë dhunim kodi, etike, norme, për të rrëmbyer mandate që nuk i takonin. Prandaj këto zgjedhje nuk njihen kurrë, shqiptarët në protestë do vendosin të drejtën e tyre legjitime, kushtetuese për ët votuar të lirë, njëlloj si kombet e tjera të Europës.”



