Dedaj: Veprimtaria e grupit të PD, e cekët (VIDEO)

Dedaj: Veprimtaria e grupit të PD, e cekët (VIDEO)

Gazetari Reldar Dedaj, kundërshton qëndrimin e opozitës në seancën parlamentare të një dite më parë, ku i kthyen kurrizin kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij, duke thënë se veprimtaria e grupit parlamentar demokrat është shumë e cekët.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se qeveria nuk është me qytetarin, por me një grup oligarkësh të fokusuar me pastrimin e parave.

 

Përderisa Kryeministri është aty, Partia Demokratike ka dy tre zëra që mund të prodhojnë retorikë dhe alternativë, mund ta tërhiqnin kryeministrin. Kthimi i kurrizit nuk ishte zgjedhje e duhur nga ana e opozitës. 

 

Partia Demokratike duket që është në një situatë shumë të vështirë dhe ka një vështirësi te menaxhimi i grupit parlamentar. E shoh shumë të cekët veprimtarinë e grupit dhe jashtë funksionit që duhet të ketë grupi. 

 

Ishin 2-3 pyetje të rëndësishme, se sa simbolika e kthimit të kurrizit. Bardh Spahia mor një statistikë dhe i kërkoi ministrit të Financave pse 90% e buxhetit ishin shpërndarë në Jug të Shqipërisë dhe as 10% në Veri. 

 

Me një pyetje të vetme ai nxjerr në pah se fokusi është atje ku është oligarkia. Qeveria nuk është me qytetarin, por me një grup oligarkësh të fokusuar me pastrimin e parave.

 

Ndër të tjera Dedaj tha se PD dhe veçanërisht Sali Berisha kanë interes që ky kod zgjedhor të mos ndryshojë.

 

Ky kodi jep një grup deputetësh të sigurt në dorë. Çdo debat që del për kodin zgjedhor del nga zyra e kryeministrit. Nuk po preket fare sistemi. Kemi 13 vjet që po qeveris një individ. Për herë të parë kemi deputetë me PPP dhe koncensione. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy