Ervin Hoxha merr detyrën si ministër i Brendshëm: Reformim për shërbimet e policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si ministër i Brendshëm: Reformim për shërbimet e policisë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, në një ceremoni të zhvilluar në ministrinë e Brendshme, ku morën pjesë zyrtarë e titullarë të institucioneve të varësisë.

Hoxha tha se një pjesë e konsiderueshme e karrierës së tij lidhet ngushtësisht me detyra në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, fillimisht si punonjës, drejtues e tashmë titullar, çka rrit ndjenjën e përgjegjësisë për këtë detyrë.

Ai listoi shkurtimisht disa prioritete si ministër i Brendshëm, duke nisur nga reformimi gjithëpërfshirës në zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, zhvillimin teknologjik për të parandaluar ngjarjet kriminale e rritur sigurinë publike, apo përmirësimin e sjelljes dhe etikën e trupës policore në raport me qytetarët.

“Ligji i ri Policisë së Shtetit do na mundësojë realizimin e një reforme të thellë në një ristrukturim dhe efikasitet për shërbimet e policisë, në kontrollin e territorit”, tha ministri Hoxha.

Duke e konsideruar udhërrëfyes, dosjen e dorëzimit të detyrës nga ministri paraardhës, ai shprehu gjithë angazhimin personal e profesional në detyrën e re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy