Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, ka komentuar hetimet që po zhvillohen ndaj ish-shefes së Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), Vlora Hyseni.
I ftuar në MCN, Çipa, vuri theksin tek nevoja urgjente për të zbardhur dëmin real që i është shkaktuar shtetit dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas gazetarit Çipa, kjo çështje nuk duhet të përdoret për zhurmë politike, por kërkon një hetim të thellë dhe serioz nga drejtësia.
Duhet parë se deri ku ka arritur dëmi që i ka shkaktuar shtetit Vlora Hyseni. Deri ku e ka dëmtuar sigurinë dhe partneritetin dhe deri ku ka abuzuar me statusin që ka pasur. Nëse nuk shohim se ku ka shkuar dëmi për shtetin, nuk kemi bërë asgjë. Kjo është një çështje nën hetim shumë serioze, nuk mund të bëjmë thjesht zhurmë politike."
Më tej, gazetari e cilësuar situatën si një "skandalitet", ndërsa tha se nuk duhet që të hidhet baltë mbi të gjithë institucionin për shkak të një individi.
Me këtë ne pamë se çfarë skandaliteti ka, dhe se si funksionojnë institucionet e sigurisë. Brenda SHISH mund të kenë pasur fare të bëjnë me Hysenin e shkarkuar dhe s'kemi pse t'i inkriminojmë të gjithë."



