Vettingu në Polici /Çfarë diskutoi Xhafaj me drejtuesit e policisë në Elbasan

Vettingu në Polici /Çfarë diskutoi Xhafaj me drejtuesit e policisë në Elbasan

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese te Policisë së Elbasanit prej afro dy orësh. Takimi vjen në një kohë kur pak kohë më parë ministri i Brendshëm “shkriu” kupolën drejtuese te policisë se Elbasanit.

Ministri i Brendshëm ka komunikuar me drejtuesit e komanduar rreth situatës aktuale te rendit dhe sigurisë publike ne qytetin dhe Qarkun e Elbasanit. Ai ka inkurajuar policinë e Elbasanit për të rritur përkushtimin e tyre ne luftën ndaj krimit i cili vitet e fundit në Elbasan ka tronditur jo rrallë rendin dhe sigurinë.

Xhafaj ka paralajmëruar Vetting të plotë të trupës policore fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore. Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore, pritet të kthejë besimin tek qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit.

Po kështu ministri ka paralajmëruar përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësve të lidhur me krimin si dhe zbulimin e krimeve të kryera në këtë qytet gjatë viteve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy